Shpallje

Për 5 vite sa ishte presidente ishte një nga fytyra që na shoqëronte çdo natë në ekran si e parja e shtetit.

Tani si ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ditëve të fundit duket se ka ndyshuar shumë në pamjen e saj fizike.

Por, me këto linja duket shumë më e re, Jahjaga është komentuar edhe për intervenime kirurgjike në fytyrën e saj, ku pjesë që thuhet se ka bërë janë buzët dhe hunda.

Atifete Jahjaga është presidentja e parë femër e Kosovës e cila e mori postin që nga viti 2011, shkruan Magazina.

Bazuar në ligjin për Presidentin në nenin e 19 thuhet që “Presidenti pas përfundimit të mandatit ka të drejtën e pensionit që është 70 për qind e pagës që merr Presidenti aktual”.

Vec kësaj e benefiteve të tjera që i gëzon Jahjaga ajo së bashku me bashkëshortin kanë të drejtën e përdorimit të pasaportës diplomatike për tërë jetën.