Shpallje

Bukuroshja Agnesa Vuthaj ka festuar dje ditëlindjen e saj të 32-të.

Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Ditëlindjen këtë radhë, Agnesa vendosi ta festojë në Mal të Zi, ku ka shijuar vizitat në qytete bregdetare si Kotor, Budva, etj.

Life is a journey to be experienced #february8

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë me fansat disa fotografi, duke treguar për momentet e këndshme që ka kaluar atje.

Në disa prej fotografive, ajo shfaqet e veshur me robdeshambër dhe një tortë, me të cilën është befasuar në mëngjesin e ditëlindjes.

“Një tortë, një dëshirë. Lumturia jeton në memorie të mirë”, ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e fotografisë, shkruan Telegrafi

E njëjta tash e sa vite vazhdon të mbetet beqare, ndërsa nuk ka treguar nëse pranë saj gjendet tashmë një mashkull.

Ajo ka lënë anonim edhe personin që i ka dhuruar tortën në fjalë, i cili gjithashtu ka realizuar edhe fotografitë e modeles.

Sido që të jetë, Vuthaj vazhdon të jetë një emër i shumë-komentuar në media dhe rrjete sociale.