Shpallje

Vite me parë këngëtarja e njohur Big Mama dhe Bertan Asllani ishin miqtë e estradës ose thënë më qartë dyshe e pandarë.

Ata madje realizuan edhe një këngë sëbashku të titulluar “Po, Jo”. Kjo këngë ishte shndërruar në hit atë kohë, shkruan rtv21.

Kurse tani kur Bigu është duke punuar në studio për projektin më të ri muzikor, ajo bashkë me bashkëpunëtoren e saj në këtë projekt Fifin, kanë publikuar një video ku shihen se janë duke e kënduar këngën “Po, Jo”.

Bigu iu ka drejtuar me një mesazh Bertanit duke i thënë se po i mungon shumë.

Kujtojmë se artisti nga Shkupi, aktualisht është duke e vazhduar karrierën e tij muzikore në Turqi. Ai prej vitesh nuk ka publikuar ndonjë këngë në gjuhën shqipe.