Shpallje

Jeta Xharra është gazetare tejet e njohur, sidomos për qasjen e drejtpërdrejtë dhe guximin që ka.

Jeta e “Jeta në Kosovë” dhe e debateve të forta, kurrë nuk ka preferuar që ta mediatizojë jetën private.

Në “Kosovare” ju njohim me bashkëshortin e gazetares, që quhet Alex Anderson dhe dy vajzat e tyre, Eliza dhe Hana.

Ky është portreti familjar i Jeta Xharrës.

Agresiviteti i saj gjatë emisioneve televizive, Jeta në Kosovë, fillimisht mund ta ketë irrituar shumëkënd, por – me kalimin e viteve – me temat që ka trajtuar dhe me punën hulumtuese që ka bërë me ekipin e saj të BIRN-it – Jeta Xharra ka arritur të zbulojë shumë skandale, të kontribuojë në zgjimin nga gjumi të sistemit tonë juridik dhe të sigurisë, por edhe të politikanëve në përgjithësi.