Shpallje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu.

IHK njofton se si pasojë e depërtimit të këtyre masave të ajrit do të ketë ulje në fushat termike në të dy vlerat ekstremale dhe pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje dhe veriperëndimi me shpejtësi1-8m/s.