Shpallje

Parashutistët e Federatës Aeronautike, me një performancë të jashtëzakonshme me flamuj kanë fluturuar sot mbi qiellin e Prishtinës.

Ishin katër parashutistë të cilët ateruan mbi qiellin e kryeqytetit në kuadër të aktiviteteve për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Spektakli me flamuj ka përfshirë pjesët kryesore të kryeqytetit, duke filluar nga objekti i Qeverisë së Kosovës, sheshi “Ibrahim Rugova” si dhe pjesët tjera kyçe të Prishtinës.

Po ashtu, objekti i Qeverisë së Kosovës, sot është mbuluar me flamurin gjigant duke simbolizuar kështu festën e përvjetorit të pavarësisë.

 

Këto ditë në sheshet e Prishtinës janë vendosur edhe shirita dekorativ me logon e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke e simbolizuar këtë festë.

Zëri ju sjell fotografi me spektaklin e flamujve.