Shpallje

Tarkanin e njohin edhe shumica e publikut shqiptar. Ai ishte ndër të parët këngëtarë që në Turqi sollën një trend të ri të muzikës e të shfrenimit njëkohësisht.

Videoklipet e realizuara në Amerikë dhe femrat e zhveshura si protagoniste të këngëve të tij, morën jehonë në mbarë Turqinë, përcjell ORAinfo.

Sytë e kaltër të tij bënë që këngëtari të targetohet nga shumë femra, për të cilat përbënte mashkullin ideal.

Tarkan u martua dhe tanimë është baba i një vajze për të cilën tregon përkujdesje të madhe, pavarësisht profesionit që ka.

Ai në Instagram postoi këto fotografi ku shihet së bashku me të voglën e tij.