Shpallje

Partitë që humbën zgjedhjet vazhdojnë të sulmojë investitorin kosovarë “Solid” që hapi fabrikën në Preshevë ku pritet të punësohen deri në 200 persona.

Partitë politike që humbën zgjedhjet në Preshevë, nuk po mund të pajtohen në asnjë mënyre me këtë fakt dhe një prej arsyeve të humbjes ato po llogarisin fabrikën Solid.

Derisa Riza Halimi nga Partia për Veprim Demokratike gjatë fushatës së zgjedhjeve zgjodhi për të ofenduar pronarin kosovar, tani PDSh në krye me Ragmi Mustafen pretendon se “Solid” nuk ka hapur fabrikën dhe e gjitha është gënjeshtër.

Ahmet Kuqi pronari  fabrikës së këpucëve “Solid” nga Suhareka, tha punëtorët fabrikën në Preshevë kanë filluar punën dhe çdo gjë po shkon sipas planit.

“Siç kemi paralajmëruar më parë fabrika e këpucëve “Solid”, nga Suhareka ka filluar procesin e prodhimin të këpucëve në Preshevë dhe tani në këtë fabrikë po punojnë 80 punëtorë nga Presheva me rrethinë”, theksoi Kuqi.

Ai i ka komentuar edhe deklaratat e kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa ku përmes një konference për media dhe tha se nuk ka asnjë prodhim nga “Solid” jo vetëm të një palë këpucëve por as të një këpuce të vetme.

“Nuk e di pse flet ai person, ne po punojmë dhe tani po punojnë 80 punëtorë nga ajo anë. Ne po i pranojmë punëtorët në bazë të rregullave dhe zyrës së punësimit që atje e kanë”, theksoi ai për RTKlive.

Sipas tij çdo gjë shihet dhe kjo është fare e lehtë.