Shpallje

Gazeta Blic merr vesh se arsye për rrezikun e dështimit të koncertit të Rita Orës për nder të 10 vjetorit të pavarësisë, është vonesa në procedura të prokurimit.

Madje, për jetë shkak siç kupton Gazeta Blic në mbledhjen e fundit të qeverisë, vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte tërhequr nga rendi i ditës ndarjen e shumës së mjeteve për shënimin e dhjetëvjetorit te pavarësisë së Kosovës e ku ishte paraparë edhe buxheti që do të mbulonte ardhjen e Rita Orës për 17 shkurt.

Gazeta Blic ja u sjell rendin e ditës së paraparë për mbledhjen e së hënës, ku pika e dytë ishte ndarja e mjeteve financiare për këtë koncert.

Këtu e gjeni videon, nga mbledhja e Qeverisë ku Haradinaj e heq këtë pikë nga rendi i ditës. Nga minuta e 14 e gjeni deklaratën e kryeministrit.

Në anën tjetër, “Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me këshilltari për media të kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi i cili ka thënë se qeveria ka gjithçka gati për koncertin e Rita Orës i cili do të mbahet me 17 shkurt për nderë të pavarësisë.

“Rita Ora është vajza e Vera Orës, shoqes time të klasës dhe ky koncert nuk dështon kurrë”, ka deklaruar Matoshi.

I pyetur se pse në Mbledhjen e Qeverisë është larguar pika e dytë e rendit të ditës, ku ishte paraparë ndarja e buxhetit për koncert, Matoshi ka thënë se nuk ka asnjë ide, por e gjitha që di është se ky koncert nuk do të dështojë dhe se Qeveria do t’i kryej pagesat.

“Jo, asnjë ide se kom, pika e dytë e rendit të ditës, krejt i kemi përfundu këto punë gjithçka shkon sipas planit, festimi i pavarësisë bëhet nën patronatin e presidentit të Republikës, qeveria vetëm i paguan paret dhe kjo është e tëra.

Ky koncert nuk ka për të dështuar sepse unë besoj në koncertin, idenë, Ritën dhe në premtimin e saj mbi të gjitha”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.

 

 

“Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe këshilltarin e presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, por ky i fundit ka thënë se nuk është në dijeni për asgjë në lidhjen me ardhjen e Rita Orës.