Shpallje

Qytetarë, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë kanë bërë homazhe tek varri i Arben Xheladinit, në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri.

Xheladini kishte vdekur në një nga protestat më të mëdha të pasluftës, organizuar nga Lëvizjes Vetëvendosje 11 vjet më parë.

Protesta kishte eskaluar pasi protestuesit kishin provuar të thyenin kordonin e policisë së UNMIK-ut, të cilët më pas kishin reaguar dhunshëm me gaz lotsjellës e plumba gome, njofton Klan Kosova.

Pos Xheladinit, në protestë kishte mbetur i vdekur edhe Mon Balaj, po ashtu anëtarë i Vetëvendosjes, shkruan Dardania Post.

Në fotografitë mëposhtë shihni që bashkohet Lëvizja Vetëvendosje në 11 vjetorit e “10 Shkurtit”. Kështu të bashkuar i shkoftë gjithnjë, sepse me votë populli i Kosovës e ka kërkuar këtë. Kur populli e don Vetëvendosjen, nuk janë më relevantet teket e asnjë individi./GazetaOra.com