Shpallje

Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar kanë filluar me 9 shkurt, në “Pyeongchang” të Koresë së Jugut.

Por njujorkezët kanë shijuar një pjesë të këtyre Lojërave kur Empire State Building shfaqi flamujt e shteteve pjesëmarrëse, me lëshimin e ngjyrave në majën e ndërtesës.

Ndërtesa më e lartë në New York është përkujdesur që të shfaqë edhe flamujt e Kosovës e Shqipërisë, si shtete pjesëmarrëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Pas Lojërave Olimpike Verore në vitin 2016 Rio të Brazilit, Kosova sot për herë të parë merr pjesë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore, me sportistin e vetëm, Albin Tahirin, i cili do të garojë në skijim, derisa Shqipëria do të përfaqësohet nga Erjon Tol dhe Suela Mehilli.

Duhet përmendur se Kosova, bashkë me Ekuadorin, Eritrenë, Malajzinë, Nigerinë dhe Singaporin janë vendet që do të debutojnë në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pyeongchang të Koresë e Jugut.

Winter Olympics Lighting

It's time to ski, skate, snowboard and bobsleigh! In honor of the athletes competing in Pyeongchang, South Korea, our tower will rotate in the colors of their country flags tonight.

Publié par Empire State Building sur vendredi 9 février 2018