Shpallje

Akil Gjakova ka arritur të stoliset me medaljen e artë në Grand Slam në Paris.

Gjakova e ka siguruar medaljen e artë, pasi ka mposhtur në finale, Lasha Shavdatuashvili, shkruan GazetaBlic.

Pas këtij triumfi, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në kategorinë -73 kilogramë.

Akil Gjakova ka mposhtur kampionin olimpik të Londrës 2012 në finalen e sotme.

Rreth triumfit të tij në Paris, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka ka folur ekskluzivisht për ‘GazetaBlic’.

“Fitorja e Akil Gjakovës në Grand Slamin e Parisit në turneun më të fortë pas kampionatit Botëror në sportin e xhudos, për mua si kryetar i Federatës është rezultati më i suksesshëm i të gjitha kohërave në kategorinë e meshkujve”, tha fillimisht ai.“Kjo është medalja e parë e artë e fituar nga meshkujt, sepse dihet se medaljet e tjera të arta janë fituar nga kategoritë e femrave, prandaj jam shumë i kënaqur dhe shpresojë që suksesi i tillë të përsëritet në kampionatin evropian që do të mbahet në muajin prill, e poashtu Akili të na gëzojë me medalje edhe kampionatin botëror që do të mbahet në Azerbajxhan në muajin gusht”, përfundoi kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka.