Shpallje

Plator Abazi “i gjuan do gurë ma larg” me projektin e tij muzikor të parë për të rritur Reperi i ri, Plator Abazi dje ka publikuar këngën e tij të zhanrit rep “Riprezantimi”.

Për të folur rreth këtij projekti ai ishte i ftuar në emisionin “Një kafe prej shpisë”. Ai tha se muzika është pasioni i tij.

Ndërsa shtoi se tani ishte koha kur vendosi të publikoi diçka të re. Platori tregoi se muzikën e këngës e ka bërë Cricet, kurse tekstin e ka shkruar vet Platori në bashkëpunim me reperin e njohur Elinel.

Ai nuk e mohoi edhe ndihmën e prindërve të tij. Platori tha se arsyeja pse nuk publikoi këngë për të rritur deri më tani, pasi që ende nuk ishte i sigurt se me çfarë të fillonte.

Kënga titullohet “Riprezantim”, pasi që siç tha vet reperi me këtë projekt po thyen disa paragjykime negative që personat të cilët nuk e njohin. “ I kam gju do gur se njerëzit që kanë menu se ky është djali i Naim Abazit, i Mihrije Brahës kanë mundu me më shfrytëzu në do mënyra e nnuk kanë mujt”, tha ai./21Media