Shpallje

“Përralla me tupan”, ka qenë ndër shout më të pëlqyera në vendin tonë me aktorë të shumtë e mjaft të suksesshëm.

Gulla, Avdi Tifozi, Moleri, Shpresa e Vogël ishin ndër personazhet më komike dhe me role tejet interesante, duke mos munguar edhe Mafia me të folurën e saj karakteristike.

Edhe pse janë larguar nga ky shou, ata vazhdojnë projektet dhe angazhimet në jetën reale.

Shengyl Ismaili apo siç njihet Mafia, është aktive edhe në rrjetet sociale me ç’rast mban edhe një numër të madh të fansave me imazhe të llojllojshme.

Ajo tani është pjesë e shumë shfaqjeve teatrale dhe serialeve vendore. Mirëpo, më poshtë “Gazeta Blic”, ju sjellë disa imazhe për të parë ndryshimin drastik të aktores kosovare.