Shpallje

Vetëm pak javë para përfundimit të vitit 2017, Butrint Imeri publikoi projektin e tij “Xhanëm”, këngë kjo e cila arriti të mbledhë mbi 23 milionë klikime deri më sot.

Por, këtë këngë me tekst pak më ndryshe, e këndoi dikush tjetër para tij, njofton Klan Kosova.

Është artisti i ri me emrin Dorand, ai cili pjesën “Veç po du me ditë a t’merr malli edhe ty për mu”, me ritëm njësoj, e këndoi tre muaj më herët, që i bie në muajin shtator.

Por, këtë projekt, Dorandi s’e publikoi asnjëherë, e për çfarë arsye, nuk dihet.

Vlen të ceket edhe fakti se nën klipin “Xhanëm” të publikuar në youtube, shihet se tek teksti shkruan “by: Butrint Imeri”.

Videoja ku Dorandi këndon këtë pjesë, ekziston në një faqe me mijëra ndjekës në Instagram, e që me sa duket është harruar të fshihet.

Më poshtë, ua sjellim versionin e Dorandit të publikuar shumë muaj më parë para se të publikohej “Xhanëm”.

A post shared by @showbiz_showbiz on