Shpallje

Pak ditë na ndajnë nga 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Në kryeqytet janë organizuar shumë aktivitete kulturore- artistike me rastin e kësaj feste, shkruan lajmi.net.

Sonte nga ora 20:00 është paralajmëruar të mbahet një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në koncertin e sontëm do të perforojnë: Neki Emra, Ana Kabashi, Flaka Krelani, Frontina Krasniqi, Jehona Lumi dhe Enilda Namligjiu.

Një koncert i tillë ishte paralajmëruar edhe për datën 10 shkurt me disa prej emrave më të dashur të muzikës shqipe, por koncerti u anulua për shkak të kushteve klimatike.

Image