Adelina është këngëtarja e cila vazhdon të konsiderohet si diva e skenës shqiptare, shkruan ORAinfo.
Edhe pse për një kohë u shkëput nga muzika, ajo gjithmonë mbeti në mendjet dhe zemrat e publikut si këngëtarja më krijuese dhe më energjike që kemi parë.
Shkëputjen nga muzika ajo e bëri për shkakë se është bërë nënë.
Këngëtarja Adelina Ismajli ka treguar për herë të parë se sa ka ndryshuar pas lindjes së djalit, Uliksit.
Ajo ka thënë se i ka ndryshuar jeta në organizim. “Kam shumë më pak kohe dhe jam më e organizuar. Jo ndonjë ndryshim drastik. Prioritet tash e kam Uliksin dhe Valin”, ka thënë Adelina në emisionin “Nin”, përcjell ORAinfo.
Kujtojmë se tashmë Adelina është rikthyer në ekranet tona, e kësaj radhe si aktore, në rolin e drejtoreshës së shkollës, në serialin vendor “O sa mirë”…