Shpallje

Korab Shaqiri erdhi në skenë si djali i këngëtarit të famshëm Ilir Shaqiri për t’u bërë emër në vete.

Ai pas vetes ka shumë fansa dhe shumë prej tyre janë femra të cilave iu pëlqen pamja e Korabit, përcjell ORAinfo.

Mirëpo Korabi tanimë është një bashkëshort dhe baba i përkushtuar, që familjen e tij të vogël e prezanton me shumë dashuri.

Djali i tij ka festuar ditëlindjen dhe me një përkujdesje të veçantë, Korabi dhe gruaja e tij e kanë organizuar festën.

E për këtë festë të veçantë në familjen e tyre, nusja e Korabit ka bërë një grim profesional.

E zbukuruar kaq shumë ajo duket më e bukur se kurrë me djalin në krah.