Xhensila Myrtezaj me ëmbëlsinë që e karakterizon arriti të bëhet një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, shkruan GazetaBlic.
Ajo dhe Bes Kallaku kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në vitin 2017, martesë kjo e cila bëri bujë në medie, pasi çifti bën tri organizime të ndryshme për tri netë radhazi.
Xhensila Myrtezaj është emri që përmendet gjithëherë kur është fjala për thjeshtësinë.
E tillë është dhe fotografia e fundit e publikuar në Instagram, ku Xhensila po duket e mrekullueshme.
Projekti i saj i fundit është ai me titull “Çelësi i zemrës” i lansuar para një muaji, këngë kjo të cilën Xhensila e këndoi ditën e martesës pasi i dedikohet bashkëshortit të saj, Bes Kallakut.