Shpallje

Kur një vit më parë këngëtarja Adelina Ismajli kishte dhënë intervistë për Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, ajo ishte në pritje të djalit të saj.

Uliksi ende s’kishte ardhur në jetë aso kohe, por një vit më vonë, ai shfaqet pranë Adelinës sërish në NIN në një intervistë me Alaudin Hamitin.

Gjatë bisedës, në studio shfaqet Uliksi 9-të muajsh, i cili është një fëmijë shumë i gjallë e i lëvizshëm , e njëkohësisht edhe i urtë dhe simpatik. Nga tiparet e fytyrës, që tani ai shihet se po i ngjanë Valit, babait të tij e aspak Adelinës.