Shpallje

Parashikimi i motit për ditën e sotme sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Kohë pas kohe mund të ketë edhe reshje shiu të cilat më të theksuara mund të jenë në orët e pasdites.

Temperaturat do të sillën në mes minus 2 e 5 gradë celsius.

Edhe nesër pritet të kemi mot me vranësira. Kohë pas kohe mund të ketë edhe shiu që mund të kalojnë edhe në reshje të dobëta bore. Temperaturat do të sillën në mes minus 4 e 4 gradë Celsius.

Mot i vranët e me reshje sporadike bore parashihet të mbajë edhe të enjten e mandej priten të pasojnë ditë me vranësira të pjesshme dhe me temperatura që do të sillën në mes minus 5 e 7 gradë celsius.