Shpallje

Dua Lipa është emri më i ri në industrinë e muzikës botërore, ndërsa dita-ditës po ngjet shkallët e suksesit me pjesëmarrjeve në evente, koncerte e me projekte të reja muzikore.

Së fundmi këngëtarja kosovare me famë botërore përmes një fotografie dhe mbishkrimi ka treguar që kënga e saj “New Rules” ka kapur 1 bilion klikime.

Dua ka zgjedhur një fotografi kur ka qenë fëmijë ku shihet me telefon në dorë ndërsa shkruan :

“Kam kapur telefonin dhe kuptova se unë jam artistja më e re femër që ka kapur 1 bilion klikime në një video muzikore.”

Ndryshe Dua së fundmi lansoi projektin “IDGAF”.