Shpallje

E keni parë joshëse e besa edhe provokuese shpesh-herë, por më tepër se kaq nuk mund të vinte Elvana Gjata, shkruan Kosovarja.

Këto ditë këngëtarja lansoi albumin me këngë të cilat morën si shpërblim pëlqimin e pafund nga adhuruesit e flaktë të saj.

Kur flitet për jetën e saj private, po e mban të mbyllur aq hermetikisht sa nuk po lë as hapësirë dyshimi për krijimin e ndonjë lidhjeje. Ndërsa sot, kur mbase mund të pritej ndonjë lëvizje në aspektin sentimental, ndonjë dhuratë apo diçka e tillë, Elvana befason me postimin që bëri.

Përkrah komedianit shqiptar Ermal Mamaqi shfaqet më e nxehtë se kurrë, e veshur si një damë, në të zeza dhe në pozën e realizuar si asnjëherë tjetër e shohim të ‘thyhet’ në mes.

Por, sërish për kah bukuria mbetet e veçantë dhe e parezistueshme.