Shpallje

Një i ri, të cilit i kishin vjedhur celularin, nuk u ka besuar syve kur ka parë se kush kishte qenë hajduti i vërtetë.

Ngjarja është regjistruar në Peru në Amerikën e Jugut.

Pasi kërkoi më shumë se një orë e gjysmë duke përdorur GPS, viktima gjeti policin në qendër të qytetit.
Menjëherë, agjentët e rendit filluan një persekutim.

Madje, surpriza nuk ishte vetëm fakti se hajduti ishte polic, por se nuk kishte marrë vetëm atë celular.

Në xhepat e tij ai gjithashtu kishte gjashtë telefona celularë të vjedhur.

Kamerat e sigurisë arritën të kapnin momentin e saktë në të cilin polici i merr djalit telefonin e tij celular.
Pastaj, ai iku me bashkëpunëtorin e tij që po e priste në automjet./DardaniaPost.com