Cristiano Ronaldo iu bëri thirrje tifozëve të Real Madrid, t’i japin përkrahje të pakushtëzuar skuadrës në ndeshjen e sotme kundër Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në Ligë të Kampionëve.
Ambiciet e Real Madridit për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve për herë të tretë më radhë, përballen me një sfidë të madhe kundër liderit të Ligë 1, PSG-së.
Reali do të jetë nikoqir i PSG-së në kuadër të ndeshjes së parë sonte me fillim nga ora 20:45.
Mesazhi i Ronaldos për tifozët para kësaj ndeshjeje: “Të mërkurën [sot] kemi një ndeshje shumë, shumë me rëndësi kundër një ekipi të madh. Ajo çka unë dhe bashkëlojtarët e mi kërkojmë është përkrahje e pakushtëzuar si gjithmonë dhe së bashku do të jemi më të fortë”./GazetaObserver.com
🇵🇹💬 @Cristiano: "On Wednesday we have a very important match against a great team. What me and the team are asking for is your unconditional support like always and together we will be much stronger. Hala Madrid!" #APorLa13 pic.twitter.com/N1SL44D2m0
— Real Madrid C.F.🇺🇸🇬🇧 (@realmadriden) February 13, 2018