Shpallje

Mbrëmja e Shën Valentinit nuk ka qënë aq e lumtur deri në fund për 12 persona, të cilët kishin planifikuar ta kalonin atë në restorantet në malin e Dajtit dhe më pas të ktheheshin në kryeqytet.

Bora e madhe nuk i ka lejuar makinat e tyre të merrnin rrugën e kthimit.

5 prej tyre i hipën një makine të madhe, që arriti ta kalonte rrugën me zinxhirë, por 7 të tjerë mbetën atje duke pritur bashkë me 2 taksitë që kishin prenotuar

Ata janë ende të bllokuar prej borës.