Shpallje

Të pasmet më të bukura dhe më seksi që keni parë ndonjëherë në jetën tuaj i ka Victoria Lomba.

Këtë herë ajo vjen e veshur me “body” të kuqe, çizme të kuqe dhe një xhakete po të kuqe.

Por sigurisht ajo prezantohet fuqishëm në këto fotografi me asetin e saj më të fortë, të pasmet bombastike, të cilat rrëmbejnë sytë e të gjithë atyre që do t’i shikojnë.

Modelja e fitnesit dhe trajnerja personale u bë e njohur nëpërmjet rrjetit social, në fillim nga MySpace dhe Facebook, kurse tani nga Instagrami. Faqja e saj në Facebook është më e vizituara nga të gjitha faqet e yjeve të palestrës.

E lindur në Spanjë, por me origjinë braziliane, suksesin e shijoi pasi u zhvendos në SHBA. Ajo ka zënë vend në kopertina të shumta revistash të njohura dhe u bë ikonë e produkteve të bodybuilding-ut.