Shpallje

Si një mësuese e pensionuar, jam lodhur nga njerëzit qe nuk dinë asgjë për shkollat publike ose qe nuk kane qenë ne klase kohet e fundit dhe vendosin se si ta rregullojnë sistemin tone arsimor. Mësimdhënësit nuk janë problemi! Prindërit janë problemi!

Ata nuk po i mësojnë fëmijëve te tyre sjelljet, respektin ose te paktën njohuri te përgjithshme: si te sillen me tjerët.

Fëmijët vijnë ne shkolle me këpuca qe kushtojnë me shumë se komplet veshja e mësuesit, por nuk kanë lapsa ose fleta.

Kush i furnizon?

Shpesh mësuesit furnizojnë me këto nga xhepi i tyre. Kur shihni shkollat qe po dështojnë, shikoni prindërit dhe nxënësit. A vijnë prindërit ne mbledhjet e prindërve, a flasin rregullisht me mësuesit?

A sigurohen qe fëmijët e tyre kane mjetet e duhura?

A sigurohen qe fëmijët e tyre bëjnë detyrat e shtëpisë?

A kane numra telefoni te punës?

A marrin nxënësit shënime ne klase?

A i bëjnë detyrat e tyre te shtepise?

A dëgjojnë nxënësit ne klasë ose a janë ata burim i çrregullimit te klasës?

Kur ju shikoni tek këta faktorë, e shihni se nuk po dështojnë shkollat, por prindërit.

Mësuesit nuk mund ta bëjnë punën e tyre dhe atë te prindërve. Përderisa prindërit te zgjohen dhe bëjnë punën e tyre, asgjë nuk do te bëhet mirë.

Lisa Roberson Wrens