Moderatori Blendi Salaj së fundmi e kemi parë në krahë të Luana Vjollcës si bashkautor në programin e saj të fundit ”Shiko kush Luan”.

Dyshja e moderatorëve përveçse bashkautor të programit janë edhe miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

Blendi Salaj në një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë” ka nxjerrë në pah një ndër të metat më të mëdha që ka Luana, të cilën ajo para pak kohësh gjatë një loje në emision e pohoi edhe vet.

”Çfarë do t’i riparoja unë Luanës është orari, ndërsa gjërat e mira janë energjia dhe ambicia e jashtëzakonshme. Do më të mirën për programin, për veten për atë që ajo bën dhe kjo e ndihmon pasi synon lart dhe jo në nivel mesatar apo të ulët”, u shpreh Blendi gjatë intervistës.