Shpallje

Ousmane Dembele e ka filluar në mënyrë të tmerrshme aventurën ter Barcelona.

U transferua nga Dortmundi në verën e kaluar për shumën e majme 160 milionë euro, por francezi nuk po arrin që të lë gjurmë.

Chelsea i ka kërkuar Barcelonës që ta huazoj Dembelen për sezonin e ri, andaj sipas mediave angleze, marrëveshje mund të arrihet, përcjell ORAinfo.

Katalonasit e duan më me përvojë francezin, andaj një huazim te londinezët do ta testonte shumë Dembelen, që në “Camp Nou” po qëndron më shumë i lënduar.