Shpallje

Zinedine Zidane do të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madridi.

Trajneri francez nuk është i lumtur te skuadra spanjolle, pasi ditë më parë tha që është punë me stres dhe se kanë ndryshuar disa gjëra kohë pas kohe.

Sipas mediave spanjolle dhe atyre franceze, Zidane po mendon që ta marr drejtimin e kombëtares së Francës, kështu duke e zëvendësuar  Didier Deschampsin, përcjell ORAinfo.

Francezi siç duket do të mbetet pa asnjë trofe në këtë sezon, andaj e dëshiron rikthimin në vendlindjen e tij.