Shpallje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Vetura e përfshirë në këtë aksident është rrotulluar përderisa nuk dihet sa persona mund të kenë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit.

Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë shumë kujdes, duke pasur parasysh edhe faktin se bashkë me reshjet e borës është shtuar edhe numri i aksidenteve pothuajse në gjithë vendin.