Dua Lipa kohëve të fundit po shënon sukses të jashtëzakonshëm në fushën muzikore, ku talenti i saj po shpërblehet me çmimet më të rëndësishme muzikore. Mirëpo, jo gjithçka ka ecur mirë për këngëtaren, pasi duket se ka pasur probleme me disa fansa të frikshëm të këngëtares Taylor Swift, transmeton Zeri.info.

Gjatë intervistës së fundit për’ revistën ‘Rolling Stone’, ylli shqiptar i muzikës ka zbuluar se ka marrë kërcënime me vdekje pasi gjatë një interviste kohë më parë, kishte zgjedhur reperin Kanye West në vend të Taylor.

“Ata më kanë dërguar emoi gjarpërinjsh për tre ditë me radhë. Më thonin se shpresojnë që unë të vdes. Unë thjeshtë nuk kam thënë asgjë”, ka rrëfyer Dua. Ajo ka shtuar se kurrë nuk kishte menduar se ka mosmarrëveshje mes dy këngëtarëve kur i ishte kërkuar që të zgjedh mes tyre, shkruan më tej zeri.info.

“As që kam menduar për grindjet e tyre. Kam menduar për muzikën e tyre dhe Taylor është mahnitëse, por jam një fanse e hip-hopit sa e zgjedh Kanye para të gjithëve”, ka deklaruar ajo.

Dhe Dua kishte raporte mjaft të mira me Taylor para se të ndodhte kjo, pasi edhe kishte veshur bluzë e cila reklamonte turneun botërorë të Taylor-it “Speak Now Tour”.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz