Shpallje

27 Vjeçar Valdet Zeqiraj, nga Studenica e Istogut është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit dhe për shërimin e tij nevojiten 130 mijë euro.

Për rastin në fjalë Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 23 mijë euro, por atij i duhen edhe më shumë të holla për të filluar terapinë në një siptal në Turqi.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim publik ku po apelohet për ndihmë.

Njoftimi i plotë:

Apel për ndihmë!

Miq të dashur e dashamirë të Respektuar.

Si shumë Shqiptar të tjere që kanë mbetur në meshiren e të tjerve dhe të zotit, pasi që Shteti nuk ka sistem të shëndetësis, dhe shpesh nuk interesohet për Popullin e vet, ose edhe nuk ka mundesi e gadishmëri të i mbuloj të gjitha kerkesat tona, une kesaj radhe, për të vetmen here po iu drejtohna me një Apel, që fare nuk me vjen lehtë ta bëje.

Bëhet fjalë për Valdet Zeqiraj, 27 Vjeçar, nga Studenica e Istogut.
I cili vuan nga semundja e Kancerit, dhe është i shtrier në një Spital në Turqi!
Valdeti ka kohë që lufton me këtë semundje, e sot e morra vesh që edhe vetdijen e kishte Humbur 😢
Me plasi Zemra, sepse është bashkëmoshatar i imi, është Dajë i imi, dhe Shok i imi.

Valdetit po i nevoitet një shumë e madhe të hollash për të filluar një terapi, por fatëkeqësisht ajo shumë e të hollave po i mungon.
Ministria e Shëndetësis i paska nda 23.000€ për Valdetin, por Valdetit po i nevoiten 130.000€.
Andaj kerkoj nga Miqt e mi, nga Shokët e bashkëidealistet e mi, nga Shqiptaret zemërbardhë e zemër gjërë, që ti përgjigjën Apelit tim, për të ia dhen Valdetit 27 vjeç një shancë për jetë.

Kush është i interesuar të i bashkangjitët Apelit tim, e lus të me shkruaj Privat, ose mund të lajmërohet edhe direkt të Baba i Valdetit, Halil Zeqiraj në numrin e telefonit: 044252594

Kush nuk don ose nuk ka mundesi, e mirëkuptoj, sepse e di që jeni lodhur duke ndihmuar.

Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe gadishmërin tuaj.

P.S: Mjafton edhe një (1) € nese nuk keni mundesi më shumë.

Valdeti është në mëshiren tonë.