Shpallje

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të bëhet nesër me trajner të ri.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se nesër do të mbajë konferencë për shtyp në orën 11:30, por pa treguar detaje rreth saj.

Megjithatë, mediet zvicerane zbulojnë se do të jetë pikërisht e premtja dita kur Kosova do ta zyrtarizojë përzgjedhësin e saj, i cili do ta pasojë Albert Bunjakin, që ishte larguar pas eliminatoreve të “Botërorit 2018”, ndërkohë që në muajt pasues pozitën e tij përkohësisht e kishte mbuluar ndihmësi Muharrem Sahiti.

Bëhet fjalë për zviceranin Bernard Challandes, i cili do t’ju prijë Verdhekaltërve në Ligën e Kombeve, e cila do të nisë në muajin shtator të këtij viti.

“Bernard Challandes është në diskutime mjaft të avancuara me Përfaqësuesen e Kosovës dhe zvicerani pritet ta drejtojë këtë skuadër në miqësoret e para të marsit”, shkruan mediumi i njohur zviceran “Le Matin”.