Shpallje

Një shitës është qëlluar pak minuta më parë në Fier.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit “Janaq Kilica”. Nga raportimet e para mësohet se i plagosur ka mbetur pronari i një dyqani të vogël byrekësh.

Por ngjarja është më e madhe se kaq.

I plagosuri emri i të cilit ende nuk dihet ka kuptuar se dy persona kanë grabitur një pikë valutore pranë tij dhe ka dashur të pengojë grabitësit.

Por grabitësit të pajisur me armë zjarri, kanë qëlluar duke e lënë të plagosur.

Policia ka vënë në pranga njërin nga autorët pas ndjekjes së bere nga efektivet.