Shpallje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq gjatë kësaj jave morën pjesë në një takim të organizuar nga BERZH-i në Londër.

Ajo çka u komentua mjaft shumë ishin disa fotografi të publikuara e ku Haradinaj dhe Bërnabiq shiheshin të ulur mjaft afër njëri-tjetrit.

Por përkundër kësaj sipas gazetës serbe Blic, dy kryeministrat nuk shkëmbyen asnjë fjalë.
“Ata u ulën krah për krah sepse ashtu u përcaktua nga organizatorët e ngjarjës. Kjo sigurisht nuk ishte ndonjë vendim që e ka marrë delegacioni serb apo shqiptar”, shkruan gazeta.

“Nuk kishte komunikim as publikisht, por as kur nuk kishte kamera dhe fotografë”, ka thënë burimi i gazetës beogradase.

Kjo u konfirmua edhe nga kabineti i kryeministres serbe.

“Nuk pati ndonjë diskutim, veç asaj që protokolli e përcaktoi që Haradinaj dhe Brnabiq të jenë ulur pranë njëri-tjetrit”, tha kabineti qeverisës serb.

Gjithnjë sipas këtyre pretendimeve serbe, kryeministrja e Serbisë do të tentojë ta shmangë çdo lloj komunikimi me kryeministrin Haradinaj. Përveç kur një gjë e tillë është e domosdoshme.

Në Samitin që u mbajt në Londër kryeministri Haradinaj prezantoi një numër të madh projektesh./DardaniaPost.com