Shpallje

Trajnohet stafi i neonatologëve, më pak dhimbje për bebet që duan trajtim mjekësor. Stafi i nenonatologjisë mori pjesë në trajnimin teoriko-praktik “ Vendosja dhe kujdesi për PIÇ-LINES”.

Kjo teknikë është e përdorur tek fëmijët veçanërisht për trajtim intravenoz, dhënie të ushqimit lëngjeve dhe në rastet kur ata kanë nevojë për një trajtim të veçantë për disa javë. Vendosja e këtij kateteri, do të thotë më pak dhimbje për fëmijën duke eliminuar shpimin e tij me age sa herë trajtimi nevojitet.

Veçanërisht për të sapolindurit përpara kohë PIÇ Lines njihet si teknika më e mirë për trajtimin dhe ushqimin e tyre.Ky catheter, mund të mbahet edhe mbi 4 javë pa shkaktuar asnjëi problem.

Në sajë të kësaj teknike ulet numri i irritimeve te të vegjlit dhe lejohet marrja e likideve me përqendrim të lartë si dhe ushqyerja parenterale.

Spitali Amerikan i kushton rëndësi jo vetëm teknikave më të mira për pacientët, por edhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit mjekësor, duke besuar se vetëm në këtë mënyrë shërbimi mjekësor do të jetë ne nivelet më të larta. Procedura PIÇ –LINNES mund të kryhet vetëm nga një staf I personalizuar dhe për të vendosur tubin e vogël në vena duhen të paktën 1-2 orë.

Teknika e përdorur është vetëm një nga teknikat më moderrne që përdoren në Spitalin Amerikan dhe veçanërisht në Qendra e Gruas dhe Fertilitetit të këtij spitali. Me një gamë shumë të gjerë dhe të kompletuar shërbimesh për shëndetin e gruas.

Spitali Amerikan ka ekipin e duhur me mjekët më të mirë, si dhe kushtet e aparaturat më të avancuara për ndjekjen e shtatzënisë në lindje, nga Check Up-i gjinekologjik në problemet e fertilitetit, nga problemet e thjeshta gjinekologjike në kancerin e qafës së mitrës./lapsi.al