Shpallje

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas dekorimeve të deritashme të Presidentit Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

OVL e UÇK-së, nëpërmjet një komunikate thotë se Thaçi ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve, madje edhe njerëz dhe institucione që kanë qenë kundër shtetit, kurse jo edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sjellja e këtillë tregon joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë pune nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur”, thuhet në komunikatë.

Komunikata konstaton se me udhëheqës të tillë shteti po stagnon.

“Me udhëheqës të tillë që janë pushtetarë, e jo shtetarë, Kosova po stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj”, thuhet në komunikatë.

Thaçi ka dekoruar një numër personash dhe organizatash, ndërsa ka pasur edhe refuzime./GazetaObserver.com