Shpallje

Më në fund! Pa ndihmën e patericave dhe më në formë se kurrë, ylli Victoria Beckham është shfaqur ditën e djeshme në aeroportin e Londrës, me pamje krejt normale.

E veshur me një pulovër në nuancë ushtarake, dhe një fund ngjyrë camel, 43 vjeçaren nuk e ka penguar asnjë faktor atmosferik si bora që kishte mbuluar Britaninë e Madhe, apo situata post aksidentit që të fluturojë drejt New York-ut për të prezantuar koleksionin e ri të veshjeve.

Posh Spice, nuk ishte fotografuar që prej kohës kur u shfaq në foto me paterica, e ku shkruante se një pakujdesi gjatë skijimit në pushimet me familjen, e kishte dëmtuar në këmbë.

Victoria është përpjekur t’i shoh anën pozitive edhe kësaj situate, duke u shprehur se e frymëzuar nga këmba-patericë, ajo mund të krijojë në të ardhmen një linjë mode me këtë pajisje mjekësore.

Ku i dihet! Një stiliste e talentuar si ajo, është e zonja për të materializuar çdo ide që i vjen në kokë!/Lapsi.al