E mërkurë, 8 Korrik, 2020

Familje e grupe kriminale detyrojnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë!

Duhet të lexoni

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Bankave shkollore ua kanë harruar pamjet, mirëpo dorën e zgjatur për të kërkuar lëmoshë e mbajnë në mend mirë ngado që shkojnë.

Thuajse ç’do rrugë e kafiteri e kryeqytetit është e vërshuar me lypsarë. Ajo që është më e dhimbshme, në mesin e tyre nuk mungojnë as fëmijët, shkruan Indeksonline.

Hiq më larg se ditën e mërkurë, Policia identifikoi 53 lëmoshkërkues në Kosovë. Prej tyre, tridhjetë e dy fëmijë.

Deklaratat se veprime të tilla cilësohen si shkelje të drejtave na ka rënë t’i dëgjojmë me mijëra herë. Njësoj shprehet edhe sociologu Ferdi Kamberi.

“Fëmijët të cilët kërkojnë lëmoshë në të shumtën e rasteve janë të detyruar që të bëjnë një gjë të tillë dhe kjo përveç asaj që paraqet shkelje të të drejtave të njeriut, ajo ka pasoja të rënda për ta. Ata kanë nevojë për një edukim, shkollim, për sigurim të kushteve elementare për një jetë e jo për tu bërë pre e grupeve kriminale të cilat i shfrytëzojnë ata’’, është shprehur Kamberi.

Në këtë mes sociologu nuk e përjashton mundësinë se presioni nga prindërit ose grupet kriminale përbën tjetër shkelje.

“Ne jemi të vetëdijshëm që Kosova ballafaqohet me problemin e papunësisë dhe të varfërisë, megjithatë presioni që ju bëhet nga prindërit ose nga grupet kriminale përbënë shkelje ligjore dhe një gjë e tillë sanksionohet me kodin penal, sidomos neni 250’’, ka deklaruar sociologu.

Sikur të ishte vetëm kaq. Barra që u rënkon mbi supe fëmijëve nuk është aspak e lehtë.

“Në aspektin psikologjik dhe social, disa nga pasojat e një presioni të tillë mund të jenë: thyerje emocionale e fëmijëve pasi që një gjë të tillë nuk e bëjnë bashkëmoshatarët e tyre, vuajtje, presion të vazhdueshëm, probleme shëndetësore si pasojë e ftohjes, pastaj, mungesë të komunikimit, mungesë të edukimit, mungesë të socializimit me fëmijët tjerë, prirje drejt akteve kriminale, mundësi e madhe drejt sjelljeve devijante dhe delikuencës, si dhe pasoja të tjera’’, ka sqaruar më tej sociologu Kamberi.

Ai ka rekomanduar organeve kompetente, të krijojnë politika për identifikimin e tyre dhe socializimin në shoqëri. /Periskopi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Durrës/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave 9 dhe 13 vjeç

Është arrestuar një 56-vjeçar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të...

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë se ata kanë harruar “Betimin...

Petro Koçi: Kombinati së shpejti një pol modern i kryeqytetit

Marjon Gorica/ Gazeta Ora Kryetari i sapo zgjedhur i PS për njësinë nr.6, Petro Koçi, e ka komentuar projektin e planit të rindërtimit për kombinatin...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin Qershor 2020, Lëvizja Vetëvendosje do...

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit Artificial” të Tiranës është mbajtur...

Më shumë artikuj të ngjajshëm