Shpallje

Një ngjarje e rrallë ndodhi këtë të diel rreth orës 15:45 në rrugën dytësore Tiranë –Vorë ku në ambientet e një biznesi privat ka ndodhur një konflikt çasti mes dy punonjësve të policisë private.

A. K., 59 vjeç, dhe A. V., 50 vjeç janë përleshur me njëri-tjetrin duke përdorur edhe thikat. Të dy kanë marrë plagë në trup dhe janë transportuar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Një grup hetuesish të policisë shkoi në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe motivet e përplasjes./LAPSI.al