Shpallje

Donjeta Avdijaj nga Peja (18 vjeçe) është raportuar në polici nga babai i saj si person i zhdukur të premten e kësaj jave. Ajo u gjet dy ditë pas në Prishtinë nga një taksist.

Për momentin Donjeta gjendet në stacionin policor në Prishtinë. Express ka biseduar me babain e Donjetës.

Ai ka rrëfyet për momentin kur? Donjeta u gjet shëndosh e mirë.

Pas disa orëve ajo pritet që t’i bashkohet familjes.

18 vjeçarja nga Peja, Donjeta Avdijaj, dy ditë më parë kishte dal nga shtëpia. Ajo nuk është kthyer më.. Familja e kishte raportuar rastin në Polici si dhe kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Donjeta u gjet sot në Prishtinë nga një taksist rreth orëve të para të pasdites. Kështu ka deklaruar babai i Donjetës.

“Donjeta sot e ka gjete një taksist. Është në stacionin e Prishtinës. Unë jam në Pejë, për nja katër orë vjen”, ka thënë babi i 18 vjeçares.

Sipas familjarëve, të premten Donjeta ishte nisur për në kursin e gjuhës gjermane në Pejë.

Atë ditë, Donjeta, sipas familjarëve, kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës./DardaniaPost