Shpallje

Menjëherë pas sulmeve të forcave serbe në Prekaz, ku ra heroikisht familja Jashari, kishte reaguar edhe ish-Presidenti Ibrahim Rugova
Rugova në një konferencë para gazetarëve të huaj, kishte akuzuar regjimin serb për një fushatë të spastrimit etnik.

Menjëherë pas datës 7 mars kur ra heroi Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz, Rugova kishte folur para gazetarëve duke deklaruar se sulmet e tilla ishin skenar i regjimit serb për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, transmeton Magazina.al.

“Raportet nga zona thonë se sulmi në fshatin Prekaz ka rifilluar këtë mëngjes. Kjo është masakra e dyta kundër popullsisë së Drenicës dhe Kosovës brenda një jave, në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, pleq dhe gra”, thotë Rugova.

Ish-presidenti i cili gjatë luftës njihej për politikën paqësore, dëgjohet duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për t’i ndalur këto sulme të përgjakshme kundër popullsisë shqiptare nga forcat serbe./DardaniaPost