Shpallje

Reshjet e fundit kanë bërë që shumë vende të Kosovës të vershohen nga uji.

Vërshimet kanë përfshirë edhe Mitrovicën.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje nga ky vend, ku thotë se për shkak të të reshurave të mëdha, është vërshuar vendin nga lumi Sitnica në Mitrovicë.

Gjithashtu, tek tuneli në hyrje të Mitrovicë, ka pasur shembje të gurëve, duke rënë kështu në rrugë edhe një pllakate reklame e cila ishte e vendosur mbi tunel.

Kjo gjë ka rrezikuar edhe vozitësit të cilët kanë qenë të pranishëm në atë kohë.//BotaPress