Shpallje

Mesfushori i Manchester United, Scott McTominay, ka refuzuar kombëtaren e Anglisë, duke e zgjedhur vendin e prindërve të tij, Skocinë.

21 vjeçari i cili po gëzon një sezon të mirë nën urdhrat e Jose Mourinhos te Manchester United, ka lindur në Lancaster (Angli), por ka vendosur që në arenën ndërkombëtare të përfaqësojë vendin e të parëve të tij.Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, shpresonte që McTominay do të pranonte të veshte fanellën e ‘tre luanëve’, por është Alex Mcleish që e ka fituar këtë garë.

Alex Mcleish, trajneri i Skocisë, ka folur me McTominay, dhe pritet ta ftojë në skuadër për ndeshjet miqësore të marsit.21 vjeçari që këtë edicion është paraqitur në 15 ndeshje për Manchester Unitedin, rreth përzgjedhjes së ekipit kombëtar është konsultuar edhe me trajnerin Jose Mourinho.

“Kam folur me Scott dhe i kam dhënë këshillën time, por mendoj se këshilltarët më të mirë për të janë prindërit e tij”, ka deklaruar Mourinho.“Zemra e tij është më e rëndësishme se këshilla ime, sepse këshilla ime është thjesht nga pikëpamja e karrierës”.“Më e rëndësishme se karriera janë ndjenjat e tij, ndjenjat e familjes së tij dhe situata e përgjithshme”, ka shtuar portugezi.E Scott McTominay, duket se ka zgjedhur zemrën e tij, prejardhjen e tij dhe vendin e të parëve të tij.

Përndryshe, me shembuj të njëjtë nuk jemi mësuar edhe shumë në Kosovë, pasi lojtarët me prejardhje nga Kosova, zgjedhin të përfaqësojnë shtetet tjera.Rasti i fundit është ai i Florent Hadërgjonajt, i cili ka vendosur të zgjedh Zvicrën para Kosovës, duke shpresuar se do t’i garantohet një vend në botërorin e Rusisë që mbahet këtë vit.Një rast tjetër shumë i diskutuar, është ai i Edon Zhegrovës, i cili ende nuk ka vendosur se cilin shtet të përfaqësojë, edhe pse hapat e parë në futboll i ka marrë në Kosovë./Lajmi.net/