Shpallje

Një nga duelet më interesante të kësaj jave është ai mes Milanit dhe Arsenalit, që zhvillohet në kuadër të Europa Leagues.

Interesimi për këtë përballje është shumë i madh sa që tifozët e Milanit duhet të presin për të blerë biletat e ndeshjes, shkruan GazetaBlic

Sipas mediave italiane, deri më tani tifozët e Milanit kanë blerë rreth 65 mijë bileta për ndeshjen e madhe ndaj ‘Topçinjëve’.

Ndeshja mes Milanit dhe Arsenalit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00./GazetaBlic/