Shpallje

Administratorët e pallateve dhe sfida e tyre, sa po i përgjigjen qytetarët kontributit për bashkëjetesën në komunitet? Erindi Bejko: Po përmirësojmë cilësinë e jetës së përbashkët në komunitet

Për tu informuar më tepër në lidhje dhe me një nga pikat kyçe të programit të Bashkisë Tiranë, Erindi Bejko një nga drejtuesit e këtij institucioni shpreht se është koha që të marri fund badërdia e ambjenteve të përbashkëta. Sot Tirana dhe komuniteti i saj duhet të ketë kudo kushte bashkohore.

Marjon Gorica: -‘Kultura e administratorit’, si është ecuria e task-forcës për bashkëpronësinë?

Erindi Bejko– Banorët e komunitetit të cilët jetojnë në pallatet apo komplekset e ndërtuara pas vitit 1993, janë të mirë orientuar, dhe “Kultura e Administratorit” është e prekshme, kjo pasi firmat e ndërtimit apo vetë banorët kanë vendosur një person që kujdeset për to mbi:

Ø Ashensorin (Kontrolli periodik mujor)

Ø Pastrimin (3 herë në javë)

Ø Higjenizimin I Depozitave (2 herë në vit)

Ø Pompat

Këshilli Bashkiak, në zbatim të Ligjit nr. 10112, datë 09.04.2009, për “Administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”, me Vendimin nr.45, datë 6.7.2016, ka miratuar “Ngritjen e Task Forcë-s për regjistrimin e asambleve të bashkëpronësisë dhe administratorëve të bashkëpronësisë”.

Me anë të këtij vendimi Bashkia e Tiranës synon t’i japë zgjidhje të gjitha problemeve që sot kanë qytetarët me njëri-tjetrin, shpesh herë kanë rezultuar në konflikt mes banorëve. Ndaj ne sot jemi prezentë në mbi 3000 pallate duke u takuar në mënyrë të përditësuar me qytetarët me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së përbashkët në komunitet.

Koha kur brënda pragut të shtëpisë është parajse dhe jashtë pragut është badërdi duhet të mbarojë.

Intervistën mëtutje mund ta lexoni në Rehat Fare