Shpallje

Mesazhi i vjetër 132 vite në një shishe, e cila në fillim të vitit u gjet në një plazh në Australinë Perëndimore, u konfirmua si mesazhi më i vjetër i gjetur i këtij lloji, trasnmeton Anadolu Agency (AA).

Në janar të këtij viti, shishen e gjeti Tonya Illman duke ecur në plazh në ishullin Wedge. Burri i saj, Kym Illman, tha për edicionin australian “Guardian” se gruaja mori shishen sepse ajo mendonte se do të ishte një shtesë e mirë në raftin e librave.

Në shishe ajo gjeti një letër të mbështjellë të shtypur në Gjermani më 12 qershor 1886, kurse origjinaliteti i saj u konfirmua nga Muzeu i Australisë Perëndimore.

“Shishja ishte hedhur në Oqeanin Indian nga varka gjermane me vela “Paula” në vitin 1886, rreth 950 kilometra nga brigjet australiane”, ka thënë Ross Andersona, punonjës i muzeut asisistent i përgjegjësit për arkeologjinë detare.
Në atë kohë, anijet gjermane kryenin eksperimentin 69-vjeçar që përfshinte hedhjen e mijëra shisheve në ujë për të ndjekur rrymat e oqeanit.

Në çdo mesazh ishin regjistruar koordinatat e anijes, data, emri i anijes, e cila i ka ndihmuar Andersonit për të kontrolluar autencitetin e mesazhit, duke krahasuar dorëshkrimin me mostrat që janë ruajtur në anije.

Zbulimi i tij u konfirmua edhe nga ekspertët e Observatorit Detar Gjerman. Më parë, mesazhi më i vjetër i gjetur në një shishe ishte 108 vjeç./RadioKontakt