Shpallje

Prokuroria e Lucernit akuzon një person se gjatë vitit 2015 ka kryer rreth 100 vjedhje në Kantonin e Lucernit dhe në atë të Aargaut.

Prokuroria e Lucernit akuzon një person se gjatë vitit 2015 ka kryer rreth 100 vjedhje në Kantonin e Lucernit dhe në atë të Aargaut.

Veç kësaj, prokuroria akuzon shqiptarin 24 vjeçar edhe për rreth 80 raste të tentimit për vjedhje.

Ai kishte rënë në dorë të policisë nga fundi i vitit 2015 pas një plaçkitjeje të bërë në Sempach Station të Lucernit. Atij i ishiun gjetur stoli dhe para.

Prokuroria ka njoftuar të martën se hetimet kanë treguar se personi në fjalë, nga qershori deri në dhjetor të vitit 2015 ka kryer 180 vjedhje, në mesin e të cilave 83 kanë mbetur në tentativë. Në disa prej tyre ai ka pasur edhe një bashkëpunëtor.

Shuma e parave dhe sendeve të vjedhura është 440.000 franga ndërsa dëmi i shkaktuar, 210 mijë franga./politiko